Biskota me tërshërë pa miell dhe pa sheqer
Përbërësit:
- 2 gota tërshërë
- 2 karrota të grira në rende
- 1 mollë e grirë
- 2 vezë
- 200 gr kos
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 lugë çaji kanellë
- Një majë kripe
- 50 gr arra ose bajame të grira (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Ngrohni furrën në 180°C. Në një tas të madh përzieni tërshërën, karrotat e grira, mollën e grirë, kanellën, pluhurin pjekës dhe kripën. Në një tas tjetër rrihni vezët dhe shtoni kosin. Përziejini mirë. Bashkoni përzierjen e lëngshme me atë të thatë dhe përziejini derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni arrat ose bajamet e grira dhe përziejini përsëri. Formoni biskotat me lugë dhe vendosini në një tepsi të shtruar me letër pjekjeje. Piqini për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.




















