Boçe pishe, ëmbëlsirë e Krishtlindjes nga zonja Albana

20 Dhjetor, 11:48

Boçe pishe, ëmbëlsirë e Krishtlindjes

Përbërësit:

  • 170 gr biskota
  • 75 gr gjalpë
  • 150 ml qumësht
  • 4 lgj kakao
  • 2 lgj sheqer pluhur
  • Konfleks çokollate për zbukurim

Përgatitja:

Fillimisht grijmë biskotat sa më të imta dhe i vendosim në një tas ku shtojmë gjalpin e temperaturës së ambientit,  kakaon dhe sheqerin pluhur. I trazojmë mirë duke shtuar qumështin pak nga pak dhe duke e përzier derisa masa të lidhet plotësisht. Më pas krijojmë format e biskotave, të cilat duhet të marrin një formë si një boçe pishe, duke përdorur këtu edhe konfleksat e çokollatës që do t'ia vendosim brumit të krijuar, sipër e spërkasim me pak sheqer pluhur për t'i dhënë më shumë ëmbëlsi.