Çokollata shtëpie
Përbërësit:
- 250 gr çokollatë e zezë
- 120 gr biskota
- 70 gr lajthi të pjekura
- 3 lugë gjelle qumësht
- 3-4 lugë gjelle kokos të bluar
- 1 lugë çaji rum (opsionale)
Përgatitja:
Thërrmojmë biskotat dhe grijmë pak më trashë lajthitë. Shkrijmë çokollatën në banjomari, shtojmë qumështin dhe rumin, derisa të bëhet krem i lëngshëm, por jo shumë i hollë. Hedhim lajthitë dhe biskotat, i përziejmë derisa masa të lidhet. Nëse del shumë e fortë, shtojmë pak qumësht; nëse del shumë e butë, shtojmë pak kokos të bluar. Lëmë masën të ftohet pak. Formojmë toptha sa një kokërr arre. I kalojmë në kokos të bluar dhe i vendosim në frigorifer 1–2 orë.





















