Bombone me çokokrem nga zonja Vjollca

4 Dhjetor 2020, 11:25

Bombone me cokokrem

Përbërësit:

200 gr cokokrem

1/2 filxhan caji qumësht

200 gr biskota ( pa yndyrë)

1 lugë gjelle kakao

1 lugë gjelle sheqer

1 filxhan caji miell kokosi ose arra të grira

Kokos për veshjen e jashtme të bomboneve

Përgatitja:

Në një tas vendosim cokokremin dhe qumështin dhe I përzeijmë me rrahësen e vezëve dhe tel vezësh deri sa të na formohet një masë homogjene. Kalojmë biskotat në grirësen e qepës dhe  I grijmë, më pas I shtojmë në tas. I përziejmë me spatula deri sa biskotat të  vishen me nutelën e tretur në qumësht. Shtojmë në tas 1 lugë gjelle kakao, 1 lugë gjelle sheqer dhe 1 filxhan caji kokos pluhur, vazhdojmë përzierjen duke formuar një brumë të fortë.Me ndihmën e 1 lugë caji marrim  brumin që përgatitëm dhe formojmë sfera të vogla dhe I rrotullojmë në kokos pluhur I vendosim bombonet në një letër të posacme për to dhe I vendosim në një pjatancë dhe janë gati për servirje. Shënim: Në vend të kokosit brenda në bombone mund të vendosni arra të grira.