Bordi i Transparencës/ Ministrja Delina Ibrahimaj në ‘Pa Protokoll’: Zbresim ekipet në terren për të monitoruar abuzimet me çmimet treg

18 Mars 2022, 23:08

Menjëherë pas ngritjes së Bordit të Transparencës, ekipet  monitoruese do të zbresin në terren për të monitoruar tregun dhe për të mos lejuar abuzimin me çmimet. Kjo është bërë me dije nga ministrja e financave Delina Ibrahimaj në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report TV.