Brenda 24-orëve, “Pa Gjurmë” gjen Maradona Alushin në Kavajë. I riu përdorues i lëndëve narkotike

27 Janar 2021, 18:16

U denoncua si i humbur një ditë më parë, “Pa Gjurmë” rikthen në shtëpi 29 vjeçarin. Maradona Alushi nga fshati Romë i Fierit prej datës 21 janar të këtij viti rezultonte i humbur. I riu kishte dal nga shtëpia mëngjesin e ditës së enjte dhe ishte larguar në drejtim të pa ditur. Historia e tij u denoncua pasditen e djeshme në emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, nga kushëriri i tij Panajot Alushi, i cili tregoi se i afërmi i tij kishte dal nga shtëpia mëngjesin e 21 janarit dhe ishte larguar në drejtim të pa ditur, Sipas tij, Maradona vuante nga probleme të shëndetit mendor prej vitësh si dhe ishte përdorues I lëndëve narkotike. Gjatë transmetimit live, mbërritën shumë informacione nga qytetarë të ndryshëm të cilët pretendonin se 29-vjecarin e kishin parë në qytetin e Kavajës.Menjëhërë pas këtyre informacioneve, stafi i “Pa Gjurmë” nisi verifikimet në bashkpunim me uniformat blu të qytetit të Kavajës duke bërë të mundur disa orë më pasë lokalizimin e vendodhjes së Maradona Alushit. Lajmin e mirë e përcolli sot në transmetim live po kushëriri I, tij Panajot Alushi. “Dua të falenderoj qytetarin që na dha informacionin e saktë për në kavajë. Banorët e kishin ndihmuar Maradonën e kishin veshur dhe ushqyer.Tani gjëndja e tij është stabilizuar, pasi ne e dërguam edhe në spital, ka mar mjekime dhe është më mirë. Ju falenderoj shumë juve si staf dhe gjithë qytetarët që na ndihmuan duke dhënë informacione”-U shpreh Panajot Alushi.Sipas familjarëve kjo ishte hera e dytë që 29-vjecari ishte larguar nga shtëpia pasi prej kohësh vuante nga problemet e shëndeti mendor si dhe ishte përdorues I lëndëve narkotike.