Brinjë viçi me gështenja dhe perime nga zonja Albana

26 Dhjetor, 11:38

Brinjë viçi me gështenja dhe perime

Përbërësit:

  • 800 gr brinjë viçi
  • 200 gr gështenja të ziera
  • 2 qepë mesatare
  • 2 karrota
  • 200 gr kërpudha
  • 2 thelpinj hudhër
  • 300 ml verë e kuqe
  • 300 ml lëng mishi
  • 2 degë trumzë
  • 1 gjethe dafine
  • 50 gr gjalpë
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tigan të thellë, ngrohim vajin e ullirit. Skuqim brinjët e viçit nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I heqim nga tigani dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtin tigan, shtojmë pak gjalpë dhe kaurdisim qepët për 2-3 minuta derisa të zbuten. Shtojmë karrotat dhe hudhrën dhe vazhdojmë kaurdisjen edhe për 2 minuta të tjera. Më pas shtojmë kërpudhat dhe gështenjat e qëruara. I përziejmë mirë dhe i lëmë të marrin shije për 3 minuta. Hedhim verën e kuqe në tigan dhe e përziejmë derisa të fillojë të avullojë alkooli. Vendosim brinjët e viçit përsëri në tigan, shtojmë lëngun e mishit, trumzën dhe gjethe dafine. Mbulojmë tenxheren dhe e lëmë të gatuhet në temperaturë të ulët për rreth 1.5-2 orë, derisa mishi të jetë i butë dhe lëngu të jetë trashur në një salcë të pasur. Më pas e kalojmë gatimin me brinjë në një tavë dhe e pjekim për 15-20 minuta.