Buding me biskota dhe rrush të thatë nga zonja Albana

1 Prill, 11:11 | Përditesimi: 1 Prill, 11:22

Buding me biskota

Përbërësit:

  • 100 gr biskota ose bukë e thatë
  • 3-4 filxhanë çaji qumësht
  • 1 filxhan çaji sheqer
  • 3 kokrra vezë
  • 1 filxhan kafeje rrush i thatë

Përgatitja:

Biskotat ose buka e thatë priten në copa. Regjen me qumësht të vakët për 10 minuta, duke i vendosur në tenxhere të mbuluar me kapak. Ndërkohë ndahen të verdhat e vezëve nga të bardhat. Të verdhat e vezëve rrihen me sheqer, ndërsa të bardhat rrihen veçmas derisa të bëhen një masë e qëndrueshme. Rrushi i thatë, biskotat ose buka e thatë hidhen te të verdhat. Pastaj shtohet marenga duke e përzier me kujdes që të mos ulet shkuma. E gjithë masa hidhet në tavë të lyer me gjalpë dhe të pudrosur me sheqer ose në forma. Vendoset në furrë në 170-180 për 30-40 minuta. Pasi të jetë pjekur dhe ftohur, hiqet nga forma dhe spërkatet me lëng reçeli.

MC/Shqiptarja.com