Bugaçe e ëmbël nga zonja Albana

21 Janar, 11:15

Bugaçe e ëmbël

Përbërësit:

Për petët:

  • 500 gr petë të gatshme
  • 150 gr gjalpë i shkrirë

Për mbushjen:

  • 500 ml qumësht
  • 100 gr sheqer
  • 80 gr gjalpë
  • 2 vezë
  • 50 gr miell misri (niseshte)
  • 1 lugë gjelle vanilje
  • 1 majë luge kripë
  • Sheqer pluhur
  • Kanellë pluhur

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim kremin. Në një tenxhere përziejmë qumështin me sheqerin dhe niseshtenë. E vendosim në zjarr të mesëm, duke e trazuar derisa të trashet dhe të bëhet si krem. E largojmë nga zjarri, shtojmë vezët, vaniljen dhe gjalpin dhe e përziejmë mirë derisa masa të bëhet homogjene. E lëmë kremin të ftohet duke e mbuluar me plastmas kuzhine për të shmangur formimin e një koreje. Ndërkohë nxehim furrën në 180°C. Në një tavë pjekjeje.vendosim një petë dhe lyejmë sipërfaqen e saj me gjalpë të shkrirë. Vendosim disa petë të tjera mbi njëra-tjetrën, duke i lyer secilën me gjalpë. Hedhim kremin në qendër dhe e përhapim në mënyrë të barabartë. Palosim skajet e petëve mbi mbushjen për ta mbyllur mirë, duke përdorur dhe petë tjetër nëse është e nevojshme. Lyejmë sipërfaqen me gjalpë dhe e pjekim në furrë për 30-40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Pas pjekjes e lëmë të ftohet pak dhe më pas e spërkatim me sheqer pluhur dhe kanellë sipas shijes.