Me këngëtarin e njohur të muzikës popullore Bujar Qamili, në një rrëfim mbi fëmijërinë, familjen dhe Shkodrën, të cilën nuk e braktisi asnjëherë…
Në studion e “Rreze Dielli” këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili, "Nder i Kombit", rrëfen fillimet e tij në muzikë dhe aktivitetet muzikore që kanë shënjuar suksesin në karrierën 50- vjeçare. Më pas, Bujari tregon se si e spikatën në moshën 13- vjeçare dhe e bënë më pas pjesë të festivalit të RTSH-së, ku dhe më pas karriera e tij do të lulëzonte. Mes të tjerash, ai rrëfeu dhe arsyen se pse nuk largohet asnjëherë nga Shkodra, qyteti që i dha kaq shumë dashuri. Bilbili i këngës popullore, me shumë sportivitet gatoi një pjatë tradicionale në kuzhinën tone, Çorbën e Shkodrës dhe na dhuroi një kolazh me këngët më të bukura të repertorit të tij. Sot, ndërsa kanë kaluar 5 dekada karrierë, Bujar Qamili vlerësohet si një ndër zërat më të mirë shqiptarë.