Bukë misri me presh dhe shëllirë nga Mirela Andoni

23 Shtator, 10:50 | Përditesimi: 23 Shtator, 10:50

Bukë misri me presh dhe shëllirë

Përbërësit:

  • 400 g miell misri
  • 1 presh
  • 200 ml ujë i nxehtë
  • 100 ml shëllirë
  • 1 gotë qumësht

Përgatitja:

Në tigan kaurdisim preshin e grirë sa të zbutet me pak qumësht dhe vaj ulliri. Në tas përziejmë preshin me miellin, shëllirën dhe ujin e nxehtë sa të bëhet brumë. E vendosim në tavë të lyer me vaj dhe miell misri. E pjekim në furrë të parangrohur me 200° sa të marri ngjyrë të kuqerremtë. E shoqërojmë me djathë ose speca me gjizë turshi.

MC/Shqiptarja.com