Bukë misri
Përbërësit:
- 1 kg miell misri
- Ujë të vluar
- Kripë
Përgatitja:
Përziejmë miellin e misrit me kripën dhe me ujin e vluar. Zemë brumin duke e punuar mirë, sipër e spërkasim me pak miell misri. Në një tavë shtrojmë letër pjekje, vendosim bukën e misrit duke i dhënë formën që duam dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.