Bukë të vogla me miell misri dhe barishte

8 Mars, 10:31

Bukë të vogla me miell misri dhe barishte

Përbërësit:

1 gotë miell misri

1/2 gotë miell gruri

1 lugë çaji pluhur pjekës

2 vezë

1 filxhan kafe vaj ulliri

1 gotë kos

1 gotë qumësht

1/2 gotë ujë të nxehtë

barishte mix hithra, lëpjetë, pazi, spinaq, bishta qepe

kopër, majdanoz

kripë

100 gr djathë të bardhë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë barishtet I grijmë ato shumë hollë sëbashku me barishtet dhe bishtat, erzat. I vendsoim të gjitha në një tas dhe I shtypim me kripë. Në një tas vendosim miellin e mishrit, mielline  grurit, kripë dhe pluhur pjekës I përziejmë mirë, shtojmë fillimisht ujë të valuar, vaj, kos, vezët. I përziejmë mirë dhe 1/2 e qumështit shikojmë konsistencën nuk duhet të jetë brumi shumë i trashë, shtojmë barishett u përziejmë mirë sëbashku shtojmë pak djath të thërrmuar dhe kontrollojmë përsëri konsistencën nëse rezulton e trashë shtojmë përsëri qumështin e mbetur. Ndajmë brumin ku pjekim muffins dhe e vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha