Bukë me hudhër dhe djathë
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 7 gr maja e thatë ose 20 gr maja e freskët
- 1 lugë çaji sheqer
- 1 lugë çaji kripë
- 300 ml ujë i vakët
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Për salcën me hudhër:
- 2 kokrra hudhër
- 2 lugë gjelle gjalpë
- 5–6 degë majdanoz të grirë
- Vaj ulliri
- Djathë parmixhano
- Djathë mozzarella
- Pak spec djegës i thatë
Përgatitja:
Në ujë të vakët tretim majanë me sheqerin dhe e lëmë 5–10 minuta. Në një tas të madh përziejmë miellin me kripën. Shtojmë përzierjen e majasë dhe vajin e ullirit. Zëmë një brumë të butë dhe elastik, e mbulojmë dhe e lemë të fryhet rreth 1 orë. Ndërkohë përgatisim salcën me hudhër. Vendosim hudhrat në një enë të vogël, i mbulojmë me vaj ulliri dhe i pjekim në furrë derisa të zbuten dhe të marrin ngjyrë të artë. Më pas i shtypim mirë derisa të bëhen krem, shtojmë gjalpin, majdanozin dhe djathërat e grirë. Në fund shtojmë pak spec djegës dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Hapim brumin e ardhur me duar në tavë duke i bërë disa gropëza me gishta. Sipër shtrojmë salcën me hudhër, vendosim disa copëza djathë mozzarella dhe e pjekim në furrë derisa djathi të shkrijë e të marrë ngjyrë të bukur të artë.




















