Bukëza me rigon nga zonja Mirela

20 Tetor, 11:50 | Përditesimi: 20 Tetor, 11:50

Bukëza me rigon

Përbërësit:

  • 200 g miell Farin Up - Ola
  • 200 g kos
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 2 lugë gjelle rigon i tharë

Përgatitja:

Vendosni miellin në një tas të madh dhe shtoni kripën e imët të detit, më pas shtoni kosin dhe vajin e ullirit. Përziejini derisa të formohet një brumë jo plotësisht i njëtrajtshëm. Me ndihmën e dy lugëve vendosini në tavë të veshur me letër pjekje dhe në furrë për 20 minuta me 200° derisa të marrin ngjyrë.

MC/Shqiptarja.com