Burani me oriz, spinaq dhe qepë të njoma
Përbërësit:
- 1 kg spinaq
- 4-5 qepë të njoma
- 3-4 lgj vaj ulliri
- 2 lgj oriz
- 2-3 gota ujë të ngrohtë
- Kripë, piper
- Nenexhik
Përgatitja:
Pasi e kemi larë mirë spinaqin e presim trashë, ndërsa qepët e njoma i grijmë imët.
Kaurdisim me vaj ulliri qepët e njoma me pak kripë e piper derisa të ulet volumi. Më pas shtojmë orizin, vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta. Hedhim dy gota ujë të ngrohtë dhe e lemë orizin të ziejë. Shtojmë spinaqin, pak ujë dhe pasi spinaqi të ulë vëllimin rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Pasi burania të ketë përthithur lëngjet shtojmë nenexhik, ulim temperaturën e sobës në minimum dhe e lemë gatimin të qëndrojë për rreth 10 minuta me kapak të mbyllur dhe më pas e kemi gati për t'a shërbyer.