Burani me spinaq në 5 minuta nga zonja Mirela

8 Tetor, 11:26 | Përditesimi: 8 Tetor, 11:26

Burani me spinaq

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 50 g oriz
  • 500 g spinaq
  • Kripë
  • Piper
  • Kopër
  • Limon
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Në vaj ulliri kaurdisim qepën dhe hudhrën, shtojmë orizin, e shuajmë me ujë ose me lëngun e kockave të ziera, kripë dhe piper. Kur orizi të jetë pothuajse gati shtojmë spinaqin, e lemë të ziejë edhe 5 minuta. Në fund shtojmë kopër të grirë dhe në pjatë kur ta shérbejmë limon dhe vaj ulliri.

MC/Shqiptarja.com