Bushati: Takimi i Ohrit, Serbia nuk dëshmon përkushtim'/ Vrasjet me pagesë, si ka ndryshuar 'pazari' (20 mars 2023)

21 Mars 2023, 07:06

Për gazetarin Sokol Bregu, pasi Nuredin Dumani u kthye në “të penduarin e drejtësisë” dhe zbardhi shumë ngjarje kriminale, bota e krimit ka ndryshuar taktikë. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Bregu tha se tashmë porositësit e vrasjeve nuk po marrin me vrasës me pagesë që kanë qenë tradicionalisht pjesë e këtij tregu, por të rinj në “këtë fushë”. Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar takimin Kosovë-Serbi në Ohër duke thënë se pritej që dokumenti të ishte më i detajuar dhe me afate konkrete drejt së ardhmes për integrimin në BE.