Buxheti, FRPD me Bashën apo Berishën dhe kriza në Maqedoni

9 Nëntor 2021, 07:11

11 dhjetori duket se është një ditë që do të përcaktojë fatin e të gjithë demokratëve, e në këtë vorbull përplasjesh është futur edhe FRPD-ja. Edhe këta të fundit presin pikërisht atë se çfarë do të ndodhë me Kuvendin Kombëtarë të partisë, për të hapur garën për kryetarin dhe strukturat e reja të Forumit Rinor, pasi vendimin e Lulzim Bashës, e quajnë nul. Analisti Fejzi Hajdari, i ftuar në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, ka komentuar mbi situatën politike të krijuar së fundmi në Maqedoninë e Veriut. Hajdari thotë se kryeministri Zoran Zaev po luan cirk, pasi ai nuk e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, ashtu siç paralajmëroi pas disfatës që partia e tij, LSDM pësoi në zgjedhjet lokale.