Bylykbashi: Do çojmë në Gjykatën Kushtetuese padi për Portin e Durrësit, mega aferë korruptive

11 Nëntor 2022, 12:50

Deputeti i Rithemelimit Oerd Bylykbashi ka paralajmëruar se do të çojnë në Gjykatën Kushtetuese marëveshjen për Portin e Durrësit. Në një deklaratë për mediat nga Gjykata Kushtetuese, tha se projekti për Portin e Durrësit është një mega aferë korruptive dhe e quajti simbol të mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës.

Grabitje  e pasurisë publike për interesa personale, dhënia për interesa përfitimi individësh privat, nën petkun e investitorëve strategjik. Këtë siç e kishim premtuar ne e godasim në Gjykatën Kushtetuese. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do qëndrojë në nivelin e asaj që pritet prej saj, të bëjë detyrën e saj zbatimin e kushtetutës dhe të mbrojë interesin publik.