Byreçka / Petë sfoliat role e mbushur
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- 1 tufë majdanoz
- 30 gr gjalpë i shkrirë
- 2 thelpinj hudhër
- 150 gr proshutë
- 150 gr djathë i grirë
- 1 vezë
- Pak kripë
Përgatitja:
Hapim petën sfoliat në tavolinën e punës. Përziejmë majdanozin me hudhrën e shrypur, gjalpin e shkrirë dhe kripën, dhe lyejmë sipërfaqen e petës. Shtojmë proshutën dhe djathin në mënyrë të njëtrajtshme. E mbështjellim petën si role dhe e presim në unaza. I vendosim në tavë me letër pjekjeje dhe i lyejmë sipër me vezë të rrahur. I vendosim mini roletë e mbushura në furrë të piqen në 190°C për 20–25 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë.





















