Byreçka të mbushura me kimë suxhuku nga zonja Albana

30 Maj 2023, 11:50

Byreçka të mbështjella me kimë suxhuku

Përbërësit:

  • 450 gr miell
  • 150 ml ujë
  • 1 fl kafe qumësht i vakët
  • 1 vezë
  • 1 lç kripë
  • 1 majë luge sheqer
  • 1 lgj vaj
  • Niseshte për hapjen e petëve

Mbushja:

  • 1 qepë
  • 1 pako suxhuk FIX
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi
  • Gjalpë për lyerjen e petëve

Përgatitja:

Zëmë brumin duke tretur në qumësht të vakët majanë me sheqerin dhe 2 lugë miell. Tek mielli shtojmë kripën dhe 1 vezë. Masën e majasë e shtojmë tek mielli së bashku me ujin e vakët. E zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta.

Më pas krijojmë topthat e brumit dhe hapim petë mesatare. I lyejmë me gjalpë dhe shtrojmë suxhukun e grimcuar dhe qepën e grirë të cilën e kemi shtypur me dorë pasi kemi shtuar kripën dhe erëzat. Me okllai mbledhim petën, e heqim okllainë nga peta dhe mbledhim fundoret duke krijuar një rreth bosh në brendësi. I pjekim byreçkat në furrë në 180 gradë për 35 minuta.