Byreçka tigani me mbushje sipas shijes
Përbërësit:
- 700 gr miell
- 350 ml ujë
- 1 lgj kripë
- Vaj për skuqje
Mbushje me qepë dhe domate:
- Domate
- Qepë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Mbushje me proshutë:
- Proshutë FIX
- Djathë të grirë
Përgatitja:
Zëmë brumin me miell, ujë dhe kripë dhe më pas e ndajmë në kuleçë. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën, më pas shtojmë domatet, kripë, piper dhe
presim sa të mpikset pak. E lëmë të ftohet dhe ndërkohë hapim dy petë mesatarisht sa pëllëmba e dorës. Në petën e parë vendosim mbushjen me qepë dhe domate dhe sipër vendosim petën tjetër. E ngjeshim petën me okllai dhe e vendosim të skuqet në tigan. Disa byreçka të tjera i mbushim me proshutë dhe djathë të grirë.