Byreçka tigani me qepë të njoma dhe majdanoz nga zonja Albana

23 Maj 2023, 11:59

Byreçka tigani me qepë të njoma dhe majdanoz

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 1 gotë ujë
  • 1 lç kripë
  • 100 gr gjalpë
  • 6 bishta qepësh të njoma
  • 1 tufë majdanoz

Për servirje:

  • 1 lgj majonezë
  • 2 lgj kos
  • Pak xhinxhër
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht zemë brumin me miell, kripë dhe ujë. E lëmë brumin të pushojë për rreth 10 minuta. Ndërkohë grijmë imët qepët e njoma si dhe majdanozin.

Masën e brumit e ndajmë në 4 pjesë dhe e punojmë. Hapim 2 petë dhe në mes të dy petëve vendosim qepët e grira, majdanozin dhe copëza gjalpi. Më pas e presim në shirita të hollë dhe çdo shirit e mbledhim role. Me okllai roletë e krijuara i shtypim paksa dhe më pas i vendosim të skuqen në një tigan me pak gjalpë. Byreçkat i servirim me pak salcë të përgatitur me kos, majonezë, xhinxhër, kripë, piper.