Byreçka trekëndësh shtëpie me gjizë nga amvisa tironse Suzana Kurti Mansaku

29 Qershor 2023, 11:32

Byreçka shtëpie me gjizë, të shpejta dhe shumë të shijshme sugjeruar nga ndjekësja më e rregullt e “Rreze Dielli” amvisa Suzana Kurti Mansaku 

Byreçka shtëpie me gjizë

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 250 gr margarinë
  • Kripë
  • Ujë sa të marrë
  • 250 gr gjizë
  • 2 vezë

Përgatitja:

Zëmë brumin dhe e lemë të pushojë. Më pas e ndajmë në kulaçka dhe e hapim me margarinë duke i bërë kulaçkat role të vogla. I hapim drejtkëndëshe dhe i mbushim me gjizë dhe vezë. I mbledhim në formën e trekëndëshit dhe i pjekim në tigan ose në furrë në 200 gradë Celsius.