Byrek me petë sfoliat me perime
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- 100 gr kërpudha
- 2 speca
- 2 domate
- 1 vezë
- Sallam parizier FIX
- Djathë i bardhë
Përgatitja:
Kaurdisim kërpudhat që i kemi prerë mesatarisht, shtojmë specat dhe sallamin parizier në kubik, më pas domatet e prera dhe erëzat. Hapim petën e poshtme shtrojmë masën duke e spërkatur me djathë të bardhë. Sipër vendosim petën tjetër sfoliat, mbledhim anët dhe e lyejmë me vezë. E vendosim byrekun në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta.