Byrek me jeshillëqe dhe djathë me petë të gatshme nga zonja Albana / Super shije!

19 Korrik, 12:04

Byrek me jeshillëqe dhe djathë me petë të gatshme

Përbërësit:

  • 1 pako peta
  • 50 ml vaj ulliri
  • 3-4 qepë të njoma
  • 1/2 tufë dhjozëm
  • 1/2 tufë kopër
  • 500 gr jeshillëqe
  • 400 gr djathë i bardhë
  • 1 litër qumësht / kos
  • Pak spec djegës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Jeshillëqet i presim, i marinojmë për 10-15 minuta derisa të lëshojnë lëngjet. Presim qepët e njoma, koperën, dhjozëm dhe rigon të freskët. I bashkojmë me jeshillëqet duke shtuar pak fara speci djegës, vaj ulliri, djathë të bardhë, qumësht ose kos sipas dëshirës. Hapim petën e byrekut, I vendosim duke i spërkatur me pak qumësht në tavë, vendosim mbushjen, e hapim mirë dhe përsëri petë. E vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë derisa të marrë ngjyrë të bukur në sipërfaqe.