Byrek me lakër arme nga amvisa korçare Dhurata Dino

18 Nëntor, 12:14 | Përditesimi: 18 Nëntor, 12:14

Byrek me lakër arme

Përbërësit:

  • 500 gr lakër arme
  • 500 gr miell
  • Ujë, kripë
  • Piper i kuq i freskët
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Vendosim lakrën arme të kaurdiset pak minuta me vaj ulliri. E lëmë të ftohet duke shtuar pak piper të kuq të freskët. Ndërkohë kemi zënë brumin me miell, pak kripë dhe ujë. Hapim petët me kulaçka, 4 poshtë dhe 4 lartë. Petën e sipërme e bëjmë pak më të hollë se të poshtmen. Spërkatim një tavë mirë me vaj ulliri, vendosim petën e poshtme dhe para se të hedhim mbushjen me lakër arme bëjmë një spërkatje me pak miell që mbushja të qëndrojë kompakte, jo shumë e lëngshme. E mbulojmë mbushjen me petën tjetër të byrekut dhe rregullojmë anësoret duke i thurrur bukur.  E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.

MC/Shqiptarja.com