Byrek me makarona
Përbërësit:
- 200 gr gjalpë
- 500 gr makarona të shkurtra
- 1 lugë gjelle trumzë
- 2 vezë mesatare
- 500 gr krem pana
- 400 gr djathë i bardhë
- 200 gr djathë i verdhë i grirë
- Kripë, piper i zi
Për brumin:
- 500 gr miell
- 240 -250 ml ujë i vakët
- 1 vezë
- 1/2 lç kripë
- 1 maje lk sheqer
- 1 lç pluhur pjekës
- Niseshte për hapjen e petëve
Përgatitja:
Zëmë brumin dhe e lëmë të pushojë. Më pas e ndajmë në kulaçka dhe e hapim. Pjesa e poshtme do një petë më shumë, pasi mban peshën. Ngrohim furrën në 200°C, me ajër. Shkrijmë gjalpin në një tigan në zjarr mesatar. Në një tas të madh hedhim makaronat e ziera, trumzën, vezët, panën, djathin e bardhë të thërmuar, djathin e butë të grirë dhe piperin. I përziejmë shumë mirë derisa masa të bëhet homogjene. Lyejmë me gjalpë një tepsi, vendosim dy petë në mënyrë që të varen anash dhe i spërkasim me gjalpë. Vendosim petën tjetër, spërkatim me gjalpë dhe vazhdojmë kështu derisa të përdorim gjysmën e petëve, gjithmonë duke i lyer ndërmjet tyre. Shtrojmë mbushjen e makaronave në tepsi dhe e sheshojmë mirë. Vazhdojmë me petët e mbetura, duke i spërkatur ndërmjet tyre me gjalpë të shkrirë. Kthejmë brenda anët e petëve që varen dhe krijojmë bordurën rrethore. E presim byrekun në 12 copa para pjekjes. E vendosim në furrë për 45–50 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë dhe sipërfaqja të bëhet krokante.





















