Byrek me petë të pjekura dhe arra
Përbërësit:
- 13 petë të pjekura (të holla)
- 800 gr arra të bluara
- 1.2 litra ujë i vluar
- 1/4 lugë çaji kripë
- Vaj ulliri ose gjalpë
Përgatitja:
Arrat i kaloni në blender me vajin dhe gjalpin. Këtë masë e përzieni me ujin e vluar. Vendosni një petë të pjekur në fund të tepsisë dhe lyejeni lehtë me masën e shëllirës me arra. Vazhdoni me petë + vaj/gjalpë + arra, derisa të mbarojnë përbërësit. Në fund, tek shëllira e arrave shtoni pak kripë dhe hidheni ngadalë mbi byrek. Lëreni të pushojë derisa petët ta thithin lëngun. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.





















