Byrek me pulë dhe oriz
Përbërësit:
- 1 pulë mesatare
- 2 qepë të thata
- 2 ½ filxhanë oriz
- 5 filxhanë çaji ujë
- 1 tufë koper
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper i zi
- 3-4 kokrra vezë
- 5-6 lgj vaj ulliri
- 4-5 petë të gatshme ose 2-3 petë të bëra vetë
Për brumin e petëve:
- miell, ujë të vakët, pak uthull, pak vaj, kripë
Përgatitja:
Vendosim pulën të ziejë në ujë të vluar me kripë për 35-40 minuta në temperaturë mesatare. Në një tigan kaurdisim qepën të grirë hollë me gjysmën e sasisë së vajit të ullirit. Sapo qepa të marrë ngjyrë shtojmë erëzat dhe orizin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kaurdisim për pak minuta. Në një tavë të lyer me vaj vendosim 3 petët njëra pas tjetrës duke i lyer lehtë me vaj. Hedhim masën e përgatitur të orizit dhe më pas vendosim pulën (rreth e rrotull tavës dhe në qendër) të cilën e kemi ndarë në racione duke i hequr kockat. Palosim rreth mbushjes një e nga një petët, dhe i spërkasim anësoret e byrekut me pak vaj. Në qendër ku kemi mbushjen shtojmë me garuzhde gati më shumë se gjysmën e sasisë së lëngut të ngrohtë ku përgatitëm pulën. E tundim pak tavën në mënyrë që lëngu të depërtojë në të gjithë mbushjen e byrekut. E vendosim më pas byrekun në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15 minuta. Pas këtij minutazhi rrahim vezët me pjesën tjetër të lëngut të mishit dhe e shtojmë mbi byrek në qendër dhe pak mbi petat rreth e rrotull. E rivendosim byrekun në furrë dhe për 40 minuta të tjera.