Byrek me qepë dhe domate nga zonja Albana

23 Qershor 2023, 12:12

Byrek me qepë dhe domate

Përbërësit:

  • 600 gr miell
  • 300 ml ujë
  • Pak kripë
  • Pak sheqer
  • Gjalpë

Për mbushjen:

  • Mish
  • Qepë
  • Domate
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht zëmë brumin. Në një enë vendosim miellin, pak kripë, pak sheqer dhe ujë. E punojmë mirë brumin dhe e lëmë të pushojë për 30 minuta. Më pas hapim petën në formë drejtkëndëshe, e lyejmë sipërfaqen me gjalpë të temperaturës së dhomës. E palosim petën role dhe e lëmë të pushojë. E presim brumin me thikë në 10-12 pjesë afërsisht dhe hapim petët në formë katrore.

Mishin e prerë në copëza të vogla e kaurdisim me qepët e prera imët, kripë dhe piper. E lëmë mishin të ziejë dhe më pas shtojmë domatet e prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe me këtë masë mbushim petët e byrekut të cilat mund t’i vendosim në furrë, por mund t’i pjekim dhe në tigan.