Byrek me vezë dhe ujë të gazuar
Përbërësit:
- 1 pako peta
- 3 vezë
- 100 ml vaj
- 200 ml ujë i gazuar
- 1 lç sodë
- Kripë, Piper i kuq i ëmbël
- 200 gr djathë i butë pice
- Fara susami
Përgatitja:
Vendosim të gjithë përbërësit në një tas. Petët i presim në shirita, i përziejmë me masën e krijuar dhe e shtrojmë gjysmën në tepsi. E spërkasim me djathë të grirë, shtrojmë pjesën tjetër të masës dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.