Byrek me gjizë dhe vezë
Përbërësit:
Për brumin:
- 6 vezë
- 4 e ½ gota miell
- 1 e ½ lç kripë
Për mbushjen:
- 500 gr gjizë
- 5 vezë
- 2 gota qumësht
Përgatitja:
Zëmë brumin me vezët, kripën dhe miellin. E vendosim brumin të pushojë në frigorifer për rreth 1 orë. Më pas e ndajmë brumin në kuleçë dhe hapim petët 2 e nga 2. Kur petën e kemi gati, e vendosim në një tenxhere me ujë të vluar për 2 minuta. Më pas e kalojmë në ujë të ftohtë. I vendosim petët në një tepsi të rrumbullakët të cilën e kemi lyer me gjalpë. Në çdo 2 petë shtrojmë masën e vezëve me qumështin dhe gjizën. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë për 40 minuta.