Byreku pa petë i Çamërisë nga zonja Albana

10 Tetor 2023, 11:39

Byreku pa petë i Çamërisë

Përbërësit:

  • 500 gr miell
  • 300 gr djathë i bardhë
  • 1 gotë vaj ulliri
  • 1 gotë kos
  • 1 lç sodë
  • Kripë

Përgatitja:

Vendosim miellin në një enë ku shtrojmë sodën e bukës. Krijojmë një hapësirë në qendër ku shtojmë vajin dhe kripën e tretur tek kosi. E punojmë brumin mirë, brumi duhet te jetë i butë gati si brumë petullash. Shtojmë një pjesë të djathit të bardhë të cilin e thërrmojmë me duar dhe e spërkasim me pak miell. Lyejmë një tavë me vaj ulliri vendosim brumin, e nivelojmë mirë dhe në fund e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë të bardhë të thërrmuar. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.