Çfarë do të ndodhë me më 11 dhjetor teksa Berisha mban Kuvendin e tij? Basha në Report Tv: Do të kemi festë

19 Nëntor 2021, 21:11

Teksa ka shprehur edhe një herë keqardhjen për situatën në të cilën e ka futur PD-në ish-kryetari Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet në 'Pa Protokoll' se këta dy muaj Berisha ka dy interesa: të përdorë PD-në për t’u mbrojtur nga vendimi 'non grata' i SHBA-së dhe, në funksion të kësaj, të përçajë PD-në duke shkelur kështu zotimin që ka dhënë se nuk do ta përdorte PD-në dhe grupin parlamentar të PD-së në betejën që ka me SHBA-në.