Çfarë është 'muskuli i shpirtit' dhe përse quhet kështu? Fizioterapistja shpjegon misterin e tij

15 Qershor 2022, 14:28 | Përditesimi i fundit: 2022-06-15 14:28:30

Keni dëgjuar ndonjëherë për ‘muskulin e shpirtit’? Një muskul që ndodhet në zonën e vitheve dhe që ka një rëndësi të madhe për shumë funksione të organizimit por në të njëjtën kohë edhe për ankthin,stresin dhe emocionet e forta që krijohen. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, fizioterapistja Ledina Nikolla tregoi më tepër për ‘muskulin e shpirit’ përse quhet kështu dhe rëndësinë e tij në organizëm.