Vetëm një ditë pas videomesazhit të Papa Françesku drejtuar të rinjve shqiptarë, flasim në studion e “Rreze Dielli” në një lidhje skype nga Vatikani, me Mon Sinjor Arjan Dodaj, i cili tregon sesi i mori videomesazhin Papa Franceskut, i cili bekon të rinjtë shqiptar “Ju të rinjve shqiptar, një përshëndetje të përzemërt. Duke ju uruar më të mirën do t’ju thoja të punoni fort për atdheun tuaj, që vendi juaj të përparojë, sepse vendi juaj ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë, Shën Maria t’ju mbrojë dhe lutuni për mua!”.
Prej datës 30 Shtator në Vatikan po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Sinodit të Ipeshkvijve me Papën, ku përfaqësues nga e gjithë bota janë mbledhur për të reflektuar mbi ecjen e mbarë të Kishës, dhe sesi ajo mund të vlerësojë më shumë brenda saj, aftësitë dhe dhuntitë e të gjithëve, për të qenë sa më shumë e hapur për të gjithë, sikurse thotë dhe vetë Papa Françesku, e që të mund të përcjellë me sa më shumë dashuri mesazhin e fjalës së Zotit, si mesazh shprese, paqeje dhe shpëtimi për mbarë njerëzimin.