Varësia nga rrjetet sociale tek fëmijët dhe të rinjtë: emergjencë e re shëndetësore!
Rrjetet sociale duhet të përdoren mirë, por jo të demonizohen! Varësia nga rrjetet sociale tek të rinjtë është një çështje që ka ngritur shumë vëmendje në ditët e sotme. Përdorimi i shumë rrjeteve sociale dhe kohë e gjatë e shpenzuar në to mund të çojë në ndikime mjaft të dëmshme. Një emergjencë e re shëndetësore, shprehet Dr. Skender Brataj, e cila manifestohet edhe me përhapjen gjithnjë e më shqetësuese të çrregullimeve të ushqyerjes, rritjen e çrregullimeve të shëndetit mendor dhe emocional, gjithnjë e më të përhapura jo vetëm në moshat e rritura, por sidomos në brezat e rinj. Një masakër e heshtur, përballë së cilës nuk mund të qëndrojmë indiferentë! Por si duhet vepruar? Askush nuk ka një formulë të gatshme, por nuk duhet të presim! Diskutojmë në studion e “Rreze Dielli” me Dr. Skënder Brataj, Kreu i Urgjencës Kombëtare dhe psikologen klinike Adelina Pjetra.