Çfarë shkruanin gazetat më 10 nëntor 1996/ Azem Hajdari përgatit divorcin me PD: Nëse rikonfirmohem në krye të Sindikatave iki nga partia

10 Nëntor, 09:52 | Përditesimi: 10 Nëntor, 12:01

Azem Hajdari lideri i lëvizjes së dhjetorit dhe një prej figurave kryesore të Partisë Demokratike po bënte gati divorcin me këtë forcë politike. Këto ishin zhvillimet që zinin vendin kryesor në shtypin e shkruar të datës 10 nëntor 1996-të. Bëhej fjalë për një angazhim të Hajdarit si kryetar në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë. Por edhe këtu kemi një përplasje pasi ishin dy grupime që pretendonin drejtimin e Sindikatave dhe Hajdari deklaronte se nëse rikonfirmohem në krye të BSPSH do rishoh pozicionin në PD. Gazeta Shqiptare në numrin e 10 nëntorit 1996-të shkruan: “Azem Hajdari, gati divorci me PD” ndërsa në Koha Jonë shkruhej: “Azem Hajdari deklaron:Më 12 nëntor miting i madh në Tiranë”. Edhe RD shkruan për këtë zhvillim por duke bërë edhe ironi me Azemin.  
 

K.Ta/Shqiptarja.com