Çfarë shkruanin gazetat më 11 nëntor 1998/ Terror në Shkodër pas arrestimit të ish-truprojës së Azemit, persona të armatosur rrethojnë Prefekturën

11 Nëntor, 09:55 | Përditesimi: 11 Nëntor, 13:37

Në shtypin e shkruar të datës 11 nëntor 1998-të në të gjitha gazetat pasqyrohej si zhvillim kryesor një ngjarje e rëndë e rregjistruar në Shkodër. Në kryeqëndrën e veriut gati dy muaj pas vrasjes së Azem Hajdarit ishte arrestuar Marjan Gryka që kishte shërbyer si truprojë e liderit të lëvizjes së dhjetorit dhe dy persona të tjerë. Këto arrestime shërbyen që një grup prej rreth 40 personash të armatosur të ngriheshin në revoltë dhe të shkaktonin terror për orë të tëra. Grupi i armatosur rrethoi Prefekturën , dogji zyrën e OSBE-së dhe mori peng dy përfaqësues të saj. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan:“ Terror në Shkodër”, në gazetën Koha Jonë për këtë ngjarje titulli ishte ky: “ Luftë në Shkodër, policia shmang rebelimin” ndërsa nëpërmjet botimeve politike RD dhe ZP partitë shkëmbenin akuza mes tyre. 
 

K.Ta/Shqiptarja.com