Çfarë shkruanin gazetat më 12 nëntor 1998/ Pritë me armë Gjinushit, hidhet në erë me tritol shtëpia e Fehmi Abdiut kreut të Kushtetueses

12 Nëntor, 09:51 | Përditesimi: 12 Nëntor, 09:51

Pas revoltës së armatosur në Shkodër në vend vijonte klima e terrorit dhe ngjarje të tjera të rënda ishin rregjistruar edhe më 11 nëntor 1998-të. Kryetarit të Kuvendit Skënder Gjinushi së bashku me Namik Doklen i ishte bërë një pritë me armë në Kukës ndërsa më e rëndë ishte ngjarja e rregjistruar në Tiranë. Në kryeqytet i ishte vendosur tritol dhe ishte hedhur në erë banesa e Fehmi Abdiut kreut të Gjykatës Kushtetuese. Këto ngjarje të rënda që kishin terrorizuar Shqipërinë pasqyroheshin si zhvillime kryesore në shtypin e shkruar të datës 12 nëntor 1998-të. Gazeta Shqiptare shkruan :“Plumba Gjinushit, bombë Abdiut ndërsa Gazeta Koha Jonë si titull kryesor ka: “ Shqipëria nën terror” .Edhe botimet politike RD dhe ZP shkruanin për këto ngjarje. 
 

K.Ta/Shqiptarja.com