Çfarë shkruanin gazetat më 13 nëntor 1997/ Shqipëria në zi,dhimbje dhe nderim për viktimat e tragjedisë së Otrantos,në Vlorë vijnë 52 arkivole

13 Nëntor, 09:42 | Përditesimi: 13 Nëntor, 12:11

Dhimbje e madhe , zemër e thyer dhe nderim për viktimat e tragjedisë së Otrantos. Në një nga tragjeditë më të rënda të Adriatikut ndodhur më 28 mars të vitit të mbrapshtë 1997 pas përplasjes së anijes shqiptare “Kateri i Radës” me korvetën ushtarake italiane “Sibilla” humbën jetën më shumë se 80 shqiptarë të moshave të ndryshme. Muaj më vonë në Shqipëri do të ktheheshin trupat e pajetë të 52 personave që do të përcilleshin në banesën e fundit në Vlorë dhe Fier. Shqipëria ishte në zi dhe në numrin e datës 13 nëntor 1997-të duke pasqyruar me detaje mbërritjen e trupave të pajetë nga Italia në Vlorë me traget Gazeta Shqiptare shkruan: “ Vlora me zemër të shqyer”. Në RD titulli kryesor ishte ky: “ Sot rikthehet dhimbja e Otrantos” ndërsa e gjithë faqja e parë e ZP-së ishte e dedikuar për këtë ngjarje dhe shkruhej: “ Shqipëria në zi” 
 

K.Ta/Shqiptarja.com