Çfarë shkruanin gazetat më 18 shtator 1998/ PD kërcënon Nanon pas kërkesës për arrestimin e Berishës për grushtin e shtetit: Mos guxo ta prekësh

18 Shtator, 09:40 | Përditesimi: 18 Shtator, 09:44

Zhvillimet në ditët pas grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998-të ishin të shumta, të vrullshme dhe me tone kërcënuese. Prokuroria kishte bërë kërkesë në Kuvend për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pasi e akuzonte liderin e opozitës si organizator të kryengritjes së armatosur. Në momentin kur komisioni i mandateve e kishte miratuar këtë kërkesë dhe pritej shqyrtimi në Kuvend PD kërcënonte kryeministrin e kohës. Në numrin e datës 18 shtator 1998-të zhvillimi kryesor në RD gazetën botim të Partisë Demokratike ishte ky: “Nano,mos guxo të prekësh Berishën”. Ndërsa në Koha Jonë shkruhej: “Sot votohet fati i Berishës”. 

E.H/Shqiptarja.com