Çfarë shkruanin gazetat më 19 shtator 1997/ Shokohet Parlamenti, pasi pinë kafe bashkë deputeti i PS Mazreku qëllon me armë Azem Hajdarin

19 Shtator, 10:27 | Përditesimi: 19 Shtator, 10:56

Më 19 shtator 1997-të në shtypin e shkruar pasqyrohej gjerësisht  një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Parlamentin e Shqipërisë. Brenda ambienteve të Kuvendit deputeti i PS-së Gafur Mazreku kishte plagosur me armë Azem Hajdarin liderin e lëvizjes së dhjetorit. Ditë më parë dy ligjvënësit ishin zënë me grushte në foltore ndërsa pak para se të ndodhte ngjarja kishin pirë dhe kafe së bashku. Gazeta Shqiptare shkruan : “Gjak në Parlament: Plumba Hajdarit” në Koha Jonë titulli kryesor ishte ky: “Hajdari jep grushta e merr plumba” ndërsa i ashpër ishte reagimi i PD që pasqyrohej në gazetën Rilindja Demokratike: “PS mbyt në gjak opozitën”.Socialistët e dënuan ashpër ngjarjen dhe e përjashtuan Mazrekun. 

E.H/Shqiptarja.com