Çfarë shkruanin gazetat më 2 shtator 1998/Luftë në Gjirokastër, lazaratasit bllokojnë rrugën nacionale në jug dhe qëllojnë me armë

2 Shtator, 07:47 | Përditesimi: 2 Shtator, 11:16

Në shtypin e shkruar të datës 2 shtator 1998-të thuajse në të gjitha gazetat pasqyrohej një ngjarje e rëndë e rregjistruar në jug të vendit. Në Lazarat banorët e zonës kishin bllokuar rrugën nacionale dhe qëllonin me armë zjarri në shenjë revolte pas një arrestimi. Kjo situatë shkaktoi bllokim të kalimit të makinave dhe njerëzve në jug të vendit dhe pritje deri në 8 orë. Gazeta Koha Jonë shkruante: “Luftë në Gjirokastër” ndërsa Gazeta Shqiptare si titull kryesor për këtë ngjarje kishte: “Lazarat, Jugu bllokohet me armë”
 

E.H/Shqiptarja.com