Çfarë shkruanin gazetat më 22 korrik 1997/ Dorëzohet Berisha, dekreton hapjen e Parlamentit dhe bën gati dorëheqjen si President

22 Korrik, 09:39 | Përditesimi: 22 Korrik, 09:47

Sali Berisha më në fund u dorëzua. Kreu i shtetit dekretoi hapjen e Parlamentit që doli nga zgjedhjet e parakohshme të 29 qershor 1997-të dhe po bëhej gati të dorëhiqej nga posti për të qënë deputet i PD-së. Gazeta Koha Jonë në numrin e datës 22 korrik 1997-të shkruan në faqen e parë: “Berisha, dita e fundit President”. Ndërsa për të njëjtin argument Gazeta Shqiptare ka titullin : “ Berisha tërhiqet e firmos:Nesër nis Parlamenti”.

E.H/Shqiptarja.com