Çfarë shkruanin gazetat më 22 shtator 1998/ Presidenti amerikan Bill Klinton reagon për grushtin e shtetit: Berisha fajtor, PD sfidoi ligjin

22 Shtator, 09:45 | Përditesimi: 22 Shtator, 09:45

Për ngjarjen e rëndë të grushtit të shtetit në Shqipëri rregjistruar më 14 shtator 1998-të do të komentonte edhe presidenti amerikan Bill Klinton. Në një bisedë me Romano Prodin ai bënte fajtor Berishën pasi deklaronte se PD sfidoi ligjin duke theksuar se e rëndësishme ishte që u shmang lufta civile në Shqipëri. Këto qëndrime të Klinton pasqyroheshin si zhvillim kryesor në shtypin e shkruar të datës 22 shtator 1998-të. Koha Jonë shkruan në faqe të parë: “Klinton: Berisha fajtor” ndërsa për këtë çështje në Gazetën Shqiptare shkruhej: “ Klinton: Duhet krijuar grupi i miqve të Shqipërisë” 
 

E.H/Shqiptarja.com