Pas plagosjes në Kuvend të Azem Hajdarit situata nuk ishte aspak e qetë.Mbështetësit e PD ishin ngritur në protesta ndërsa vetë Këshilli Kombëtar i partisë më të madhe opozitare kishte vendosur bojkot të Kuvendit dhe zhvendosjen e veprimtarisë në rrugë deri në plotësimin e disa kërkesave ku kryesorja ishte dorëheqja e kryeministrit Fatos Nano. Në numrin e datës 23 shtator 1997-të Gazeta Shqiptare në faqe të parë në lidhje me këto zhvillime shkruan: “Berisha: Lamtumirë Parlament” ndërsa në Koha Jonë zhvillimi kryesor ishte ky: “Berisha: Të gjitha vrasjet lidhen me Nanon”




















