Çfarë shkruanin gazetat më 25 shtator 1996/ Protestë e përgjakshme në Laprakë kundër shembjes së shtëpive,5 policë e 20 banorë të plagosur

25 Shtator, 09:35 | Përditesimi: 25 Shtator, 10:53

Bashkia e Tiranës në shtator të vitit 1996-të kishte nxjerrë një vendim për të prishur disa banesa në zonën e Laprakës. Banorët që vinin kryesisht nga verilindja u ngritën në protestë që përfundoi me përleshje dhe dhunë ku mbetën të plagosur edhe policë e banorë. Këtë përplasje të dhunshme e pasqyronte shtypi i shkruar në numrin e datës 25 shtator 1996-të. Gazeta Shqiptare në faqe të parë shkruan : “ Barrikadë e policë, protestë e përgjakshme”. Ndërsa në gazetën Koha Jonë po për këtë ngjarje titulli kryesor ishte ky: “Tirana nën gurë dhe zjarre”. 

E.H/Shqiptarja.com